Ç’emër do të ketë fëmija i parë? Marigona ia ka lënë ‘barrën’ Robinit

Vetëm pak javë pas martesës madhështore, Marigona dhe Robin Krasniqi ishin mbrëmjen e sotme në ‘Kurthin e Piter Panit‘ për të ndarë me publikun shqiptar emocionet e para të pritjes së ëmbël, por edhe emocionet e dasmës, përjetimet e së cilës ata i kanë ende të freskëta.

Lajmin se është në pritje të ëmbël, Robini e ka mësuar ditën e lindjes së tij, më 1 prill. Një ditë jo e zakonshme për të besuar lajme kaq të bukura, ama ai e besoi që Marigona është shtatzënë: “E besova, ishte shumë e vështirë ta besoj, por ka qenë dita më e bukur e jetës sime. E kam ëndërruar që edhe unë të bëhem prind, kështu që presim të behemi familje tani dhe jam i lumtur për këtë”.

Në muajin e gjashtë të shtatzënisë, Marigona dhe Robini ende nuk e kanë gjetur emrin me të cilin do ta pagëzojnë të birin. Kureshtjes së fëmijëve për këtë, Marigona iu përgjigj se emrin do ta gjejë Robini, ndaj ajo e luti Amarin (i cili po përpiqet të gjejë emrin për motrën që e pret të lindë) të gjejë një emër edhe për djalin e tyre.

Gjininë e fëmijës, çifti e zbuluan ditën e dasmës. Edhe për këtë ishte e vështirë të mbahej zarfi pa e hapur, por fjala e dhënë ishte më e fortë: “E kemi zbuluar në ditën e dasmës, kemi pasur shumë probleme për ta ruajtur. Problemi më i madh ka qenë që e kam pasur zarfin në dorë, por nuk e hapnim. Kishim dhënë fjalën…” – tha Marigona.

Share With:
Translate »
177 Views