“Xhino është dashuria dhe dhimbja ime”, djali i Eva Alikaj surprizon aktoren me një videomesazh në gjuhën shqipe
E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel aktorja ikonë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare Eva Alikaj, ndër të tjera rrëfeu edhe për marrëdhënien që ajo ka me djalin e saj.
Eva tha se është ndarë nga ish-bashkëshorti austriak kur djali i saj Xhino ka qenë 4 vjeç. Ajo kujtoi se periudha pas ndarjes ka qenë jo fort e lehtë, pasi ishte një grua e vetme, me një fëmijë të vogël, në një kohë kur as gjuhën nuk e dinte mirë.

“Xhino është dashuria dhe dhimbja ime”, tha Eva, teksa shtoi, “Nuk e kam përkëdhelur aq sa duhet. Isha dhe burrë dhe grua. Xhino ishte shumë i talentuar dhe kur je në muzikë klasike duhet përkushtim. Unë nuk kisha shumë durim, për shkak të ngarkesës në punë, që t’i ofroja atij qetësinë që i duhej”.

Aktorja e njohur tregoi se me rritjen e djalit është marrë vetë, pasi babai i Xhinos nuk ka qenë i pranishëm në jetën e tij.
Sot Eva dhe i biri kanë një marrëdhënie të ngushtë dhe ata ia kanë dalë pavarësisht të gjitha vështirësive, “Jemi si motër e vëlla”.
Një moment shumë i bukur në studio ishte kur Eva Alikaj mori një videomesazh nga i biri në gjuhën shqipe, i cili i shprehu publikisht mirënjohjen për çdo gjë që aktorja ka sakrifikuar për të.

Eva me shumë krenari tregoi se i biri është një djalë i përkushtuar dhe i dashur jo vetëm me të por edhe me prindërit e saj. Ajo zbuloi se tashmë Xhino është i dashuruar me një vajzë italo-zvicerane.
***
Marrëdhënia me Ndriçim Xhepën në vitet ‘80: Kënaqësi të interpretoja në skenë, por jashtë saj nuk ishte i…
Në programin “Dola te Ola” aktorja Eva Alikaj, rrugëtoi me anë të fotografive nëpër kujtime dhe bëri një rrëfim të rrallë për jetën e saj. Eva tha se ka qenë një fëmijë sa i shkathët po aq edhe i ndrojtur.
Aktorja tregoi se gjatë fëmijërisë sëmurej shpesh dhe shtrohej vazhdimisht në spital, pasi ka qenë një fëmijë azmatik.
Eva Alikaj foli në program edhe për marrëdhënien e ngushtë që ka patur me dy prindërit e saj, sidomos me nënën me të cilën kalonte pjesën me të madhe të kohës. Aktorja rrëfeu se që në moshë të vogël e ndjente se do të bëhej aktore, edhe pse në sytë e mamasë së saj shihte mosbesim.

Por më pas mamaja e Evës ishte mbështetja e saj më e madhe, e cila e shoqëronte në çdo shfaqje, madje ishte pikërisht ajo që mori iniciativën që Eva të provonte aktrimin kur mbaroi gjimnazin. Aktorja gjatë bisedës i kërkoi falje publike nënës për çdo gjë jo të bukur në jetën e saj, pasi si personi më i afërt dhe më i dashur për Eva Alikajn i ka përjetuar gjërat më shumë.

Sa i ta