Itali, pas 7 orësh ndodh mrekullia me foshnjën 7 muajshe në rrënojat e tërmetit

Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në ishullin e Ischia në Itali, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 26 të tjerë. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në zona të tjera të ishullit, si në Barano dhe Forio. Por përveç ngjarjes së rëndë, një mrekulli ka ndodhur. Sipas mediave italiane, një foshnje 7 muajshe është arritur të nxirret e gjallë nga rrënojat pas shtatë orësh kërkime. Sakaq autoritetet italiane po vazhdojnë  punën për të bërë të mundur shpëtimin e sa më shumë jetëve.

 

Share With:
Translate »
793 Views