Rikonstruktohet pavioni i obstetrikës te “Koço Gliozheni”, Manastriliu: Ofrohen standarte më të mira

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se është finalizuar rikonstruksioni i pavionit të obstetrikës në maternitetin “Koço Gliozheni”, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019. Ministrja Manastirliu shkruan se ambientet e reja të këtij pavioni do të ofrojnë standartët më të mira ndërsa shkruan se po vijon puna për zgjerimin dhe rehabilitimin e bllokut të sallave operatore që siç thekson ministrja, do dyfishojnë kapacitetin e shërbimit.

“Materniteti “Koço Gliozheni”. Ecim përpara me investimet për kujdesin dhe shëndetin e nënës???? dhe fëmijës duke finalizuar rikonstruksionin e pavionit të obsetrikës në maternitetin “Koço Gliozheni”. Pas dëmtimeve nga tërmeti i 26 nëntorit, ambientet e reja do ofrojnë standardet më të mira, teksa vijon puna për zgjerimin dhe rehabilitimin e bllokut të sallave operatore, që do të dyfishojë kapacitetin e shërbimit”, shkruan Ministrja në rrjetin social Facebook.

 

Share With:
Translate »
221 Views