Fëmija i ndërpret raportimin gazetarit, videoja bëhet virale
Një fëmijë i vogël arriti të merrte gjithë vëmendjen e babait të tij kur gazetarit brazilian Felipe Kieling iu ndërpre në mes raportimi i drejtpërdrejtë.

Korrespondenti i Mbretërisë së Bashkuar ishte drejtpërdrejt nga Londra duke raportuar për lajmet më të fundit kur djali i tij Lucas, i cili e shoqëronte, u zgjua nga gjumi.
Teksa në sfond dëgjoheshin të qarat e vogëlushit moderatorët e tjerë i kërkojnë gazetarit ta marrë atë në krahë për ta qetësuar. Por djali i vogël i quajtur Lucas gjatë transmetimit vazhdon të përpiqet të mërrë kufjet, ndërsa babai i tij gazetar përpiqet të ruajë qetësinë për të raportuar.
Videoja e Kieling raportuar së bashku me djalin e tij është përhapur shpejt në mediat sociale.

Për të, ‘fatkeqësia’ e një dite do të kthente vëmendjen tek prindërit që punojnë dhe për rolin e babait në rritjen e fëmijëve siç ndodhi me Felipe, i cili duhet të kujdesej për të voglin pasi bashkëshortja po merrte pjesë në një takim të rëndësishëm dhe nuk mund ta linte fëmijën në çerdhe për shkak të një problem shëndetësor të vogëlushit.