“Bëmë mama të të ngjaj”, këto personazhe duken si binjaket e vajzave të tyre!

Ne të gjithë njohim dikë që duket krejtësisht si mamaja apo babai, në fund të fundit biologjikisht funksionon kështu. Natyrisht nuk është rastësi e pazakontë që edhe personazhet e njohura të kenë mini-veten e tyre. Nga  Lisa Bonet dhe Zoë Kravitz, te Cindy Crawford dhe Kaia Gerber, ju njohim me disa nga personazhet, fëmijët e të cilëve duken ekzaktësisht si vetë ata

 

 

Lisa Bonet dhe Zoë Kravitz

Emërtoni një dyshe më të mirë nënë-bijë, që ju vjen ndërmend. Lisa Bonet është absolutisht një yll dhe mollëzat e saj të dukshme ia dorëzoi vajzës së saj Zoës.

 

Chrissy Teigen dhe Luna Stephens

Kur John Legend dhe Chrissy Teigen sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, të gjithë vunë re ngjashmërinë mes Lunës dhe Chrissy. Chrissy shpesh ndan video të ëmbla të Lunës në rrjetet sociale dhe duket se vogëlushja po ndjek mamanë e saj me personalitetin e saj të vogël të egër.

 

 Cindy Crawford dhe Kaia Gerber

Është e qartë se nga e ka marrë Kaia lëkurën e saj plot shkëlqim dhe pamjen e freskët. Ajo gjithashtu po ndjek hapat e mamasë së saj si modele.

 

Tish Cyrus dhe Miley Cyrus

Sinqerisht, këto të dyja mund të jenë motra. Sytë e tyre në formë bajameje dhe mollëzat e formësuara bërtasin  me zë të lartë “janë binjake”.

 

Madonna dhe Lourdes Leon

Lourdes Leon është versioni brun i mamasë së saj, Madonna-s.

 

Alessandra Ambrosio dhe Anja Louise Ambrosio Mazur

Anja Louise është si nëna e saj, madje  11-vjeçarja është një supermodele e ardhshme.

 

Reese Witherspoon dhe Ava Phillippe

Është zyrtare: Reese Witherspoon ka një alter ego që personifikohet në vajzën e saj 20-vjeçare, Ava Phillippe. Ajo duket plotësisht si Reese!

 

Yolanda Hadid dhe Gigi Hadid

Modelimi është në ADN-në e Gigi-t. Ajo ndjek hapat e nënës së saj, Yolanda Hadid, me flokët bjonde dhe sytë blu me shkëlqim.

 

Julianne Moore dhe Liv Freundlich

Që në fillim dallohen qartë mollëzat rozë që Liv i ka marrë nga nëna e saj, Julianne Moore. Sa më shumë të rritet ajo, aq më shumë mendojmë se këta të dyja mund të jenë binjake.

 

Christie Brinkley dhe Sailor Brinkley-Cook

Në pamjen të parë, ndoshta nuk mund ta dalloni cila është njëra e cila tjetra, sepse duken njësoj.

 

Share With:
Translate »
280 Views