Djali 4-vjeçar publikon fotot nudo të futbollistit të njohur, pamjet bëhen virale
Disa foto të ish-lojtarit të NFL, Eric Decker, janë bërë virale menjëherë në rrjet, por tashmë ato janë fshirë. Kjo për shkak se ai shfaqej nudo teksa po bënte dush.
Ishte djali i tij 4-vjeçar, Forrest, i cili kishte realizuar fotot dhe më pas i ka postuar aksidentalisht në rrjetet sociale.
Në pozat në fjalë, Forrest shfaqej duke buzëqeshur për një “selfie”, por në të majtë ishte babai i tij duke bërë dush një pjesë të trupit drejt kamerës.
Në njërën foto, Forrest dha një buzëqeshje “të pafajshme”, por në tjetrën, ai qeshte, duke e ditur se babai i tij ishte lakuriq.
Fotot u shfaqën për të paktën 30 minuta përpara se një nga miqtë e James Decker-it t’i dërgonte atij një mesazh.

“Nuk jam as i sigurt nëse e di që ai e ka telefonin e tij, por nëse nuk e merr…”, i dërgoi mesazhe shoku i shqetësuar, sipas një fotografie të postuar në “Instastory”.
“Omg (O Zot i madh),” u përgjigj James Decker, përpara se të merrte telefonin e burrit të saj.
Nga ana tjetër, Eric pasi ka dalë nga dushi ka bërë një postim në “Instastory” ku me humor shkruante se do t’i duhet të vëzhgonte më nga afër fëmijët e tij kur ata përdorin telefonin e tij.
“Është koha për të ndryshuar kodin…aq shumë për ta lënë Forrestin të shikojë videot e tij të Avengers gjatë dushit tim ”, shkroi ai.

