E mbani mend 30 vjeçaren me 7 fëmijë nga Tropoja? Juristja e re shpallet në kërkim nga policia
Ajlin Alfredaj, 31-vjeç nënë e 7 fëmijëve është përgjegjësja e zyrës së Kadastrës në Tropojë e shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
Sipas policisë dyshohet se ajo falsifikonte dokumentet e pronave, duke i regjistruar ato në emër të shtetasve të tjerë dhe jo të pronarëve të ligjshëm të tyre.
Alfredaj ka qenë kandidate në zgjedhjet e 25 Prillit në listat e Partisë Socialiste në zonën e Tropojës.
Ajlin kishte dalë shpesh në disa emisione pasi kishte sjellë në jetë 7 fëmijë, kishte kryer dy fakultete dhe mbante disa pozicione profesionale të konsiderueshme për nga përgjegjësia. Kjo nuk e pengonte që të rrisë 7 fëmijët duke qenë bashkëshorte dhe nënë. Këto arritje të gjitha pa mbushur akoma 30 vjeç.