Djemtë me aftësi të kufizura mbaheshin të lidhur, lirohen pas 5 vitesh

Dy djem me aftësi të kufizura në Indi janë shpëtuar pasi u lidhën në pemë për 5 vite nga familjet e tyre. Njëri nga fëmijët ishte lidhur me zinxhir në një stallë lopësh nga gjyshërit e tij pasi ishte i ‘dhunshëm’ ndësa djali tjetër ishte lidhur lakuriq në një pemë nga babai  i tij. Në mënyrë shokuese, të dyja famijet kanë arsyetuar veprimet e tyre të mizorisë duke thënë se kjo ishte zgjidhja e vetme për të shmangur problemet. Umesh, 8-vjeç, nga Kolyari ka problem mendore dhe defekte në pamjen e tij të jashtme. Prindërit e tij Bhagaëati Lal dhe Manu Devi vdiqën nga sëmundja e HIV pesë vjet më parë dhe Umesh shkoi për të jetuar me gjyshërit e tij. Gjyshja e tij, Peepi Bai, tha se Umeshi ishte i dhunshëm dhe tentonte të largohej, kështu që ata vendosën ta mbanin të lidhur me një litar në stallën e lopës. “Deri në moshën 3 vjeç ishte fëmijë normal. Por pasi prindërit e tij vdiqën ai filloi të sillte ndryshe. Ne nuk fitojmë para të mjaftueshme për ti dhënë trajtim mjekësor dhe vendosëm se duhet ta mbanim të lidhur. ” Ndrësa në të njëjtin rajon iva Ram, 11 vjeç, nga fshati Baydi vuan nga probleme mendore dhe ishte lidhur në një peme jashtë shtëpisë së tij nga babi Hurma Ram, 35 vjeç, para se të dilte për të punuar në fermën e tij. “Ai dëmtonte veten në të kalurën ndaj për të shmangur ndonjë problem e mbanim të lidhur,”-u shpreh 35-vjeçari. Të dy djemtë tashmë janë liruar dhe u dërguan në një strefë për fëmijët nga organizata jofitimprurëse Aasra Vikas Sansthan dhe Departamenti i të Drejtave të Fëmijëve. Bhojraj Singh, themeluesi i Aasra Vikas Sansthan, kishte dëgjuar për djemtë dhe kishte hetuar.  Ai ishte i tronditur ku i gjeti të lidhur ‘si kafshët’.

Share With:
Translate »
845 Views