Bebi i Sarës është London Noor, po bebi i Lorit kush është?
Që nga dhjetori i vitit të kaluar familja e tyre e madhe u shtua me një bebe që siç gjithmonë ndodh u bë qendra e botës për ta. Ndërkohë që të gjithë e përkëdhelin dhe kalojnë kohë me London Noor, ai mbetet bebi i Sarës. Po Lori a ka bebe? Bebja e saj është Sara. I plotëson kushtet për t`u quajtur kështu nga e motra, sepse mbi të gjitha është më e vogël se ajo. Dy motrat Hoxha kanë dalë së bashku dhe një foto Lori e ka postuar në rrjete sociale. Pikërisht aty e ka quajtur “Beba”.
Si gjithmonë edhe këtë herë janë kombinuar me njëra-tjetrën në veshje.