Një artist si The Weeknd, ja çfarë bëri këngëtari për fansin 6-vjecar

Interneti dëshmoi edhe një herë magjinë e tij dhe një fans i vogël i The Weeknd mori përvojën e jetës.

Javën e kaluar, Phoenix Prince, 6 vjeç, dhe babai i tij u mundësuan nga The Weeknd, për të ndjekur koncertin e tij në Philadelphia dhe për ta takuar atë në prapaskenë. Gjatë takimit dhe përshëndetjes, fansi i vogël i dhuroi këngëtarit Abel Tesfaye, një vizatim dhe disa Oreo.

Disa foto të Phoenix u publikuan, ku ai dukej tepër i mërzitur pasi mësoi se The Weeknd ishte detyruar të anulonte koncertin e tij në Toronto. Në foto, ai u pa duke qarë jashtë ambientit të ngjarjes i veshur me një xhaketë kostum të kuq si ai që këngëtari vesh në videoklipin e “Blinding Lights”.

The Weeknd i ka parë këto foto dhe ka arritur të gjejë djalin e vogël dhe të mundësoje që ai të jetë i pranishëm në koncertin tjetër në Philadelphia. Jo vetëm kaq por ai e ka takuar personalisht fansin e tij duke i dhuruar një përvojë që nuk do e harrojë kurrë.

Më pas babai i djalit Phoenix ka rrëfyer eksperiencën e bukur të djalit të tij. Ai thotë se menaxheri i The Weeknd i vendosi ata për një fluturim të klasit të parë dhe pastaj i vendosi në një hotel. Më vonë ata mësuan se do të duhej të mbërrinin herët, sepse këngëtari donte të takonte personalisht Phoenix-in.

Babai dhe djali kaluan 30 minuta me të në prapaskenë dhe më pas ndoqën shfaqjen nga një hapësirë private. Blake thotë se The Weeknd i bëri dorë Phoenix-it gjatë performancës së tij.

 

Share With:
Translate »
181 Views