Më në fund kemi 1 përgjigje nga vete ajo! A do ta ftojë Mihrije Braha Remzie Osmanin në dasmën e djalit?

E si mund të imagjinohet vera pa fejesa dasma?! Në fakt, përveç temperaturave të larta dhe plazhit, sezoni i korrik-gushtit njihet historikisht si sezoni i sebepeve familjare edhe për artistët. Para një muaji këngëtarja e njohur, Mihrije Braha fejoi djalin e saj të vetëm, Platorin, por mes shumë të ftuarve nuk u pa askund Remzie Osmani.

Kaq mjaftoi që portalet të “lodheshin” lart e poshtë arsyet e kësaj mungese? Nuk ishte nevoja të rrëmonin gjatë, pasi përgjigjen na e dha vetë artistja

Më shumë se një përgjigje, Remzie siguroi vendin e parë si personazh memesh për ca kohë pasi videoja e mësipërme u bë virale dhe shumë shpejt fjalët kyçe “fejesa, martesa, djali” filluan t’i thonin me humor të gjithë. Po Mihrija ç’të mendojë vallë, do e ftojë kolegen në dasmën e të birit?

Nuk ka vonuar as përgjigjia e saj, e cila shkaktoi të qeshura kudo, jo veç në studion televizive nga ku doli.

“Morali: Të kam ardhur, do të vij” me sa duket vlen dhe për artistet. Por ndryshe nga ç’mund të keni lexuar, ajo tregoi se Remzien e ka shumë shoqe dhe sigurisht që do e ketë në ditën më të lumtur të djalit të saj.

 

Share With:
Translate »
182 Views