Pushime me vjehrrën dhe vjehrrin? Armina Mevlani në “hall”
Blogerja Armina Mevlani ka lexuar një letër mbrëmjen e sotme , ku një ndjekëse e emisionit, kërkonte “ndihmë” se çfarë të bënte, pasi po planifikonte pushimet dhe kishte përplasje me bashkëshortin.
Në letër ajo sqaronte se bashkëshorti mendonte që të të bënte pushimet me familjen dhe prindërit e tij, kurse gruaja nuk donte pasi vetëm një javë është leja e të dyve dhe ato ditë sipas gruas, çifti meritonte të ishte vetëm,
“Këtë hall kemi edhe vetë”, tha Armina gjatë leximit të letrës, duke nënkuptuar se edhe ajo ka të njëjtin problem me ndjekësen, përsa i përket pushimeve.
Pjesë nga biseda:
Armina: Dalina ti si mama me fëmijë me vjehrrë si e mendon?
Dalina: Ku ta gjej të shkoj me vjehrrën, të ndihmon.
Rita: Ti e do të të mbajë fëmijën?
Dalina: Vjehrra të kënaqet, por të më ndihmojë edhe mua.
Fatma: Varet nga lloji i raportit që ke, por kur ke vjehrrën çohu se merre jodin e mëngjesit…
Dalina: Po jo kështu.
Fatma: Po ti po merr rastin ideal.