Pamje të rënda/ Investigimi: Fëmijët me aftësi të kufizuara janë braktisur, abuzohen dhe mbahen në…
Një investigim i publikuar nga BBC ka nxjerrë në pah fakte tronditë se nga Ukraina, që ende po përballet me luftën me Rusinë.
Gazetarët e BBC mundën të hynin në një nga institucionet ku qëndrojnë rreth 100,000 fëmijë me aftësi të kufizuara, të cilët sipas raportimeve abuzohen dhe mbahen në kushte të vështira. Në videon e publikuar shihen fëmijë të cilët qëndrojnë në disa shtretër në një dhomë, ndërsa punonjësit tregojnë se ata lahen vetëm një herë në javë, e në disa raste në dy javë.
Stafi i qendrës justifikohet me faktin se janë të paktë në numër dhe nuk kanë mundësi të kujdesen për të gjithë fëmijët, ndërsa shprehen se nuk kanë marrë asnjë ndihmë financiare. Më e keqja është se fëmijët në këto institucione janë shtuar pasi me nisjen e luftës, familjet u detyruan t’i braktisnin fëmijët e tyre aty.
Megjithatë, sipas gazetarëve të BBC, kushtet e këqija të trajtimi të fëmijëve kanë qenë edhe para luftës, dhe kjo ishte një ndër pengesat për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian.