Nga bisedat në familje te lidhja me Sarën, Xheraldina dhe Agron Vula i treguan të gjitha para publikut

Ditën e djeshme çifti i njohur Xheraldina dhe Agron Vula kanë qenë të ftuar në “Pardon my French”, ku kanë folur gjerë e gjatë për familjen e tyre të bukur. Fillimisht çifti kanë treguar se Ledri e Sara kanë kaluar në plan të dytë pas lindjes së Poem.

“Ledri është pak introvert. Nuk del nga shtëpia pa i përqafuar dhe përshëndetur të gjithë. Është shumë i dashur, është shumë empatik, e ka qejf botën e vetë, kohën e vetë. Sara po ia kupton botën shumë mirë. Kohën e saj e sakrifikon për Poin. Thotë mos më festoni ditëlindjen, mos më bëni surpriza, por kur ia bëjmë, i shijon shumë.”- ka thënë Xheraldina e më pas.

Agroni nga ana e tij shtoi: “Bisedat kryesore i bën me Xheraldinën. Flasim si babë e djalë, por ka gjëra edhe mes burrave. Sara dhe Ledri jetojnë me ne. Ata do ikin. Edhe ne kemi dëshirë që ata të ikin. Të jenë vetëm, t’i çelin rrugën e vetvetes.”

Xheraldina ka treguar për marrëdhënien e saj me Sarën, e nëse ka zënka mes tyre: “Dashuria për Sarën erdhi shumë natyrshëm, për shkak se Sara është shumë e ngrohtë. Ledri është i ngrohtë me njerëzit por nuk rri gjatë. Sara është shumë e shoqërueshme, shumë e ngrohtë me njerëzit. Ajo u fut me komplet atë ngrohtësinë, sytë jeshilë, me atë buzëqeshjen. Nëna ime thotë këtë vajzë si ta kishe bërë ti.

Nënat e reja janë më praktike dhe ashtu duhet të jesh. Fëmija nuk rritet po nuk u rrëzua. Sara është shumë e kujdeshme, por ndonjëherë për nënën time Poin duhet ta mbash për dore në çdo sekondë. Unë me Sarën s’kemi probleme lidhur me Poin, por nëna ime ka disa kundërshtime.”

Share With:
Translate »
125 Views