I publikuan foton shtatzënë, reagon Einxhel Shkira: Do pendoheni…

Nuk ka vonuar shumë përgjigja e moderatores Einxhel Shkira pas fotos që i publikoi faqja “Vipat e Bllokut”, ku ajo shihej me Dj Dagz në shëtitje dhe në sy binte barku i rrumbullakosur. Kjo foto ishte e para ku dallohej shtatëzania e Einxhel, për të cilën ka javë që flitet.

Mirëpo Einxhel si duket nuk e ka pritur aspak mirë këtë publikim, ndërsa ka shkruar në Twitter:

“Një ditë do flas dhe do vë shumë pika mbi “i”… Atë ditë shumë njerëz do pendohen që janë ngatërruar me personin e gabuar.”

Para pak ditësh Einxhel ironizoi mediat që raportuar lajmin e “Prive”, se moderatorja është në pritje të ëmbël dhe se është në javën e 16 të shtatëzanisë.

Mirëpo pas kësaj fotove vështirë ta mohojë. E veshur me pantollona të gjata, bluzë të gjerë, syze dhe kapele, Einxhel nuk i ka shpëtuar syrit të kalimtarëve, teksa barku i fryrë është tejet i dukshëm.

Share With:
Translate »
203 Views