Qan duke ushqyer foshnjën me gji, një rrëfim që jo çdo nënë e bën

Ajo është nënë e dy fëmijëve, dhe në muajin qershor solli në jetë vajzën e saj të dytë Aylee me operacion, por edhe pse mëmësia përkufizohet shpesh si një periudhë magjike, një grua me emrin Angela Bruzo, vendosi të tregojë anën e saj të vështirë.

Nëna e re donte të tregonte se çfarë do të thotë në të vërtetë të ushqesh me gji, duke treguar në vetë të parë dhimbej e kësaj eksperience.

Ajo publikoi në Instagram një fotografi selfie, ku shihet duke qarë prej dhimbjes teksa i jep të bijës gji, gjë që u ndodh dhe shumë nëna të tjerave në këtë fazë.

Si diçiturë të fotos shkroi, “Më pëlqen teksa shoh gjithë këto femra të bukura me veshje fine teksa i japin gji fëmijës dhe buzëqeshin. Ky nuk është realiteti im. Nuk mund ta fsheh se me sa vështirësi e ushqej time bijë me gji. Nëse ajo nuk thith mirë dhe nëse unë nuk prodhoj mjaftueshëm qumësht sa ta ngop, gjinjtë e mi bëhen copë. Kjo fotografi përfaqëson realitetin tim të dhimbjes dhe durimit”.

Fotografia e gruas mori pëlqime dhe komente të shumta, duke mbështetur vendosmërinë e gruas për të ushqyer me gji. /Noa 

Share With:
Translate »
1053 Views