FOTO/ Amar bën 2 vjeç, Olta Gixhari ndan pamjet nga festa që organizoi për të birin
Sot në shtëpinë e Olta Gixharit ka festë. Djali i saj, Amar feston 2 vjetorin e lindjes. Olta dhe partneri i saj, të cilin e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut, kanë organizuar një festë për të voglin e tyre. Olta ka ndarë disa nga momentet më të këndshme me ndjekësit në Instagram.
“Dy vite plot me lumturi #amar #2vjec #feliz #cumpleaños”, ka shkruar aktorja krahas fotove. Edhe kësaj here Olta nuk ka ekspozuar plotësisht imazhin e të birit të saj. Kujtojmë që aktorja e njohur është zhvendosur prej disa kohësh në Spanjë, atje ku jeton partneri i saj.
Pak kohë më parë, e ngacmuar për babain e djalit, Olta zbuloi se ishte shqiptar dhe se emri i tij është Dori. “Unë emrin edhe mund t’ ia them. S’ ia kam thënë se s’më kanë pyetur kurrë për emrin… Zakonisht më pyesin pse s’nxjerr foto me fytyrën e tij…”, u shpreh ndër të tjera Olta.