Videoja e tenistes çeke me babain që e puth në buzë dhe e prek nga të pasmet shkakton kritika në Twitter
Një video e tenistes çeke Sara Bejlek ka shkaktuar kritika në Twitter. Në video shihet tenistja që pas fitores së një raundi në US Open ka shkuar të përqafojë të atin e saj trajner, i cili e prek në mënyrë të çuditshme nga të pasmet dhe e puth edhe në buzë.
Edhe trajneri tjetër, shihet se e prek atë nga të pasmet.
Tenistja 16-vjeçare ka dhënë një sqarim për videon duke thënë se: Ishte një reagim spontan i të gjithë ekipit. Ne u gëzuam. Me siguri mund të duket e papërshtatshme dhe e pakëndshme për disa, por ne e kemi diskutuar tashmë me ekipin. Nuk do të ndodhë më. Babi është babai im dhe do të jetë gjithmonë. Dhe trajnerin e kam njohur që në moshën 8-vjeçare. Ai më ngjit me shirit, më masazhon.
“Nëse diçka e ngjashme do të ndodhte në Republikën Çeke, askush nuk do të merrej me të. Por meqë jemi në Amerikë, të gjithë e komentojnë. Por siç them unë, ne folëm dhe nuk do të ndodhë më.”