“Mirë se erdhe në këtë botë”! Adriana Lima sjell në jetë djalin e saj, ja emri i veçantë që i ka vendosur

Ka qenë vetë ajo që ka publikuar një foto të syrit të djalit të saj, ku edhe ka shpjeguar domethënien e emrit të së birit.

Jo vetëm kaq por ajo i uron mirëseardhjen bebes së saj në këtë jetë.

“Cyan është ngjyra midis jeshiles dhe blusë në spektrin e dukshëm të dritës. Cyan është ngjyra e ujërave të Bora Bora dhe Maldive. Cyan tani është ngjyra jonë e preferuar… ngjyra e syve të djalit tonë. Mirë se erdhe në këtë botë Cyan Lima Lemmer”, shkruan supermodelja me famë botërore, Adriana Lima.

Adriana Lima eci në pasarelën e Victoria’s Secret në vitin 1999. Që asokohe, ajo është cilësuar si një ikonë e bukurisë dhe e pasarelave të modës.

Për sa i përket jetës së saj profesionale, kujtojmë se para 4 vitesh, Lima kishte sfilatën e fundit për Victoria’s Secret.

Supermodelja uli krahët dhe u largua nga sfilata që i dha emër dhe e bëri atë të njohur në mbarë botën.

Organizatorët i bënë asaj një surprizë të veçantë duke shfaqur një video-montazh të klipeve nga momentet e përvitshme të Victoria’s Secret. Videoja përfundoi me një mesazh “faleminderit” përpara se skena të errësohej dhe Lima të shfaqej në pasarelë.

Share With:
Translate »
169 Views