Njihuni me efektet e duhanit gjatë shtatzënisë suaj

Studimi i fundit i botuar në Journal of Perinatal Medicine ka zbuluar një korrelacion të dallueshëm mes pirjes së duhanit dhe shtatzënisë.

Ky studim ka shqyrtuar më shumë se 9 milionë lindje të grave që nga viti 2004 deri në vitin 2014 shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Kjo pasi studimet e mëparshme kanë treguar vetëm efektet negative të duhanpirjes gjatë shtatzënisë.

E vërteta ishte se rreziku nga duhani vërehej qartazi: lindje e parakohshme dhe këputje e parakohshme e membranave.

Por, gjetjet nga ky studim treguan një rrezik të zvogëluar të preeklampsisë, korioamnionitit, hemorragjisë pas lindjes dhe lindjes operative vaginale.

“Ne gjetëm shkallë të reduktuar të lindjeve vaginale operative dhe hemorragjisë pas lindjes mes duhanpirësve, Është interesante të studiohet më tej kjo lidhje dhe të kuptohet patofiziologjia pas këtij zbulimi.”, ka thënë Ido Feferkorn, autor i studimit.

Dr. Feferkorn shtoi se nëse kërkimet mbi këtë temë vazhdojnë, lënia e duhanit do të ishte diçka për t’u marrë parasysh.

Por, kundër konsumimit të saj është Dr. Yen Tran, OB/GJIN në Kaliforni, duke thënë se pirja e duhani është e dëmshme për të gjithë, duke përfshirë edhe gratë shtatzëna.

Një nga këto rezultate është pesha më e vogël e lindjes. Kjo shkaktohet nga furnizimi i ulët i oksigjenit nga pirja e duhanit, i cili gjithashtu mund të rezultojë në një rrezik të zvogëluar të preeklampsisë.

Megjithatë, pesha e ulët e lindjes mund të çojë në gjymtyrë dhe organe të pazhvilluara, sipas Dr. Tran.

Share With:
Translate »
32 Views