Plane për dasmë dhe një fëmijë të dytë? Olta Gixhari zbulon si duket partneri
Aktorja e dashur për publikun, Olta Gixhari, ishte e ftuara e parë e sezonit të ri të emisionit “Goca dhe Gra” në Top Channel. Gjatë intervistës, ajo ka folur për jetën e saj në Spanjë, ku prej disa vitesh jeton me partnerin dhe djalin e tyre.
Gjithashtu artistja ka treguar edhe planet për të ardhmen. Gixhari shprehet se dëshiron të ketë një fëmijë tjetër dhe të organizojë një dasmë.
“Uroj ta kem vajzë, por kam plan të bëj edhe një fëmijë tjetër. Dasmën nuk e kam menduar. Edhe kur e mendoj veten nuse, e mendoj me shalë jashtë gjithmonë”, u shpreh aktorja e njohur.

Megjithatë, ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën private dhe partnerin nuk e ka bërë asnjëherë publik. Për “Goca dhe Gra”, ajo pranoi të përshkruante tiparet e tij, ndërsa një vajzë e talentuar në studio pikturoi portretin, që Olta tha se i ngjan të dashurit të saj.
“Sytë i ka shumë të bukur. I ka kaf, si me bisht. Sytë kanë qenë gjëja e parë që më kanë goditur tek ai. Ka hundë shumë të rregullt, buzët i ka të trasha por i fsheh. Ka pak mjekër, nuk është i rrumbullakët në fytyrë. Nuk është as shumë i gjatë. Është shumë i qeshur”, përfundoi Gixhari.
