Turpi për fëmijën është një emocion, që duhet njohur e trajtuar me shumë vëmendje!

Shkencëtarët që merren me studimin e pasojave të turpit dhe të ndjenjës së fajit, pasi këto dy ndjesi janë shumë të lidhura bashkë, e përcaktojnë gjëndjen që përjeton fëmija, si çbërje e deri vdekje e figurës prindërore në veçanti dhe zbehje e figurës së të rriturit si model.

Kur fëmija përballet me një prind të ashpër, edukator dhe mësues po ashtu të ashpër, kërcënues dhe etiketues, që për çdo veprim e gjykon fëmijën, automatikisht aktivizohet ndjenja e turpin i cili “tërheq” me vete dhe ndjenjën e fajit. Këto dy ndjenja të gërshetuara sëbashku bëjnë që fëmija të ndihet i vetëm dhe i tmerruar nga përballja me flakjen që prindi pa e ditur provokon me sjelljen e tij dhe po ashtu edhe edukatorja apo mësuesit.

Fëmija i pushtuar nga frika dhe parrugëzgjidhje, pasi prindërit, në veçanti dhe mësuesit e edukatorët më pas, për të janë ekzistenca e tij, pëson një gjëndje të barabartë me ngrirjen. Kujdes prindër, kujdes edukatorë, kujdes mësues, e mira nuk nxitet e zhvillohet duke kërcënuar e etiketuar, por me durim, butësi dhe duke gjetur fjalën e kohën e duhur.

Nga Lira Gjika / Revista Psikologji

Share With:
Translate »
97 Views