Kryefjalë e mediave botërore, Kryeministrja e re italiane

Kryeministrja e re italiane në pritje të marrë detyrën kërkon respektimin e privatësisë së vajzës së saj të mitur.

Asnjë foto apo përndjekje e vajzës!

Giorgia Meloni dhe Andrea Giambruno ftojnë përmes një paralajmërimi legal, çdo mjet informacioni “publik ose privat, i stampuar ose online, agjencitë e informacionit, botuesit, gazetat, revistat, periodikët, të përjavshmet, të shmangin në çdo mënyrë dhe mjet publikimin ose shpërndarjen e imazheve që portretizojnë vajzën e tyre të vogël”.

Ata gjithashtu ftojnë të evitohet “ndjekja, rrethimi dhe frikësimi i saj me prani të papërshtatshme, si dhe bërja publike qoftë dhe vizualisht e emrave, adresave dhe detajeve të kontakteve e të vendeve që zakonisht frekuentohen nga ajo, siç ka ndodhur tashmë në mënyrë të pamatur dhe të paligjshme në këto orë”.

Ky informacion është dërguar në mediat e agjensitë italiane nga avokatja Annamaria Bernardini De Pace.

E gjitha kjo sipas saj “është në përputhje me legjislacionin aktual komunitar mbi privatësinë, siç interpretohet nga Autoriteti Italian i Mbrojtjes së të Dhënave , si dhe me nenin 2 të Kartës së Trevisos”.

“Kushdo që i shpërfill këto paralajmërime do të përballet me pasojat e pashmangshme ligjore në të gjitha zyrat përkatëse gjyqësore dhe disiplinore”.

Share With:
Translate »
168 Views