Këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël, por barkun nuk na e tregon!

Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira është në pritje të ëmbël,. Lajmin Eleni po e mban të fshehtë dhe për më tepër ka anulluar të gjitha koncertet e këtij viti.

Arsyeja kuptohet!  Burime pranë këngëtares kanë konfirmuar lajmin e shtatzënisë për Kryefjalën. Ndërkohë vetë Eleni në rrjete sociale është munduar ta fshehë barkun.

Në fotot e fundit ajo është shfaqur me këmisha të gjera ose ka postuar sete fotografike të realizuara më herë.  Prej kohësh, Eleni është në një lidhje me futbollistin spanjoll Alberto Botia, lidhje të cilën tashmë e ka bërë publike.

Share With:
Translate »
105 Views