I kombinuar me Lindën dhe Zahon, Rama publikon foton e veçantë familjare nga Vlora

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta kalojë këtë të dielë larg Tiranës. Rama, siç dhe zbulon përmes një fotoje ka zgjedhur qytetin e Vlorës për të kaluar ditën me familjen. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri shfaqet krah bashkëshortes, Lindës dhe djalit të tyre, Zahos, në shëtitoren e Vlorës.

Ajo që bie më shumë në sy është fakti që Rama, Linda dhe Zaho kanë zgjedhur të shijojnë diellin e Vlorës të kombinuar me njëri-tjetrin, të veshur të gjithë në të zezë.

“Vlora  e bukur”-shkruan Rama në Facebook.

Si gjithmonë, bashkëshortja e kryeministrit Linda duket në formë dhe e veshur në stil, por nuk mbetet pas dhe as kryeministri i cili në foto qëndron pranë Zahos.

Ne foto: Edi Rama me familjen ne Vlore

Share With:
Translate »
148 Views