E gjeni dot cili ishte reagimi i fëmijëve kur Kate dhe William u treguan fotot e fejesës?

Fëmijët, qofshin ata mbretërorë ose jo, thonë gjëra shumë të sinqerta dhe ky është një fakt.

Madje, edhe kur je Kate Middleton apo princ William nuk shpëton dot nga komentet e tyre “pa takt”. Rasti i fundit? Kate dhe William u treguan fëmijëve fotot e tyre të fejesës dhe ç’bënë ata? U tallën me prindërit, sepse para 10 viteve ata dukeshin shumë më të rinj.

E gjeni dot cili ishte reagimi i fëmijëve kur Kate dhe William u

GETTY IMAGES

Këtë e ka treguar vetë Kate gjatë një bisede me një fans në Uells, i cili mbante një flamur shumë nostalgjik, me momente të arta të familjes mbretërore. Në një prej fotove, ishte pikërisht momenti i fejesës së Kate dhe William.

Sapo pa flamurin, Kate bisedoi me fansin, duke i treguar edhe historinë. “Ne gjithmonë qeshim për këtë. Edhe kemi 11 vite të martuar, kemi qenë bashkë (me William) dyfishin e kësaj kohe, është e jashtëzakonshme”, u shpreh ajo. Më pas, Kate ndau reagimin e fëmijëve të saj, George, Charlotte dhe Louis, të cilët mesa duket janë më të sinqertë seç duhet “Fëmijët panë fotot dhe më thanë: “Mami, dukesh kaq e re!”. A thua se tani Kate nuk vijon të jetë një yll plot klas.

Shumë shpesh, Middleton ndaj fakte rreth jetës familjare, duke zbuluar herë pas here reagimet dhe komentet e princave dhe princeshës së vogël, të cilat janë gazmore dhe ndonjëherë, edhe lënduese.

Share With:
Translate »
178 Views