Kate Middleton u ndje në presion për zgjedhjen e emrave të 3 fëmijëve të saj
Kate Middleton ka folur për presionin që ajo dhe Princi William ndjenë kur zgjodhën emrat për tre fëmijët e tyre, ndërsa vizituan njësinë e maternitetit të Spitalit Royal Surrey County të mërkurën.
“Ajo ishte shumë e afërt. Ajo foli shumë për atë se si ndihej kur u bë nënë,” tha për People, Amy Stubbs, zëvendësdrejtoresha e mamive

Ndërsa takohej me prindërit e rinj dhe personelin e spitalit, drejtoresha thotë se Kate rrëfeu nga përvoja e saj ndërsa ndante disa histori.
“Ajo thjesht foli me të vërtetë për fëmijët e saj, duke përfshirë mënyrën se si ata i zgjodhën emrat e tyre. Shumë nga nënat dhe baballarët e rinj po mendojnë se si të zgjedhin emrat për foshnjat e tyre dhe ata folën me të për mënyrën se si Kate dhe William e bënë zgjedhjen e tyre,” shpjegoi Stubbs. “Ajo tha se ata ishin emrat e tyre të preferuar, por fakti që bota po priste që ata t’u vendosnin emrat fëmijëve të tyre – për të ishte një presion mjaft i madh!”

Princesha Kate vizitoi spitalin Guilford, Angli për të avancuar të kuptuarit e saj për praktikat më të mira në kujdesin e maternitetit, ndërsa punon për përmirësime të mëtejshme për nënat dhe fëmijët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
“Ajo ishte thjesht e lezetshme. Ajo kaloi shumë kohë duke folur me shumë nga stafi dhe duke takuar nënat dhe baballarët dhe foshnjat e reja në të gjithë shërbimin,” tha Stubbs. “Ishte vërtet një gëzim për të gjithë që e patën atë mundësi dhe ishte jashtëzakonisht e vlefshme për ne si një shërbim që ajo të merrte kohën për të na vizituar.”

Stubbs tha se Kate ishte veçanërisht e interesuar për shëndetin mendor të nënave dhe se si ne po mbështesim mirëqenien mendore të nënave gjatë shtatzënisë dhe në periudhat e hershme pas lindjes.
Vitet e fundit, pjesa më e madhe e punës së Princeshës Kate është përqendruar në zhvillimin e fëmijërisë së hershme, e frymëzuar nga përvojat e saj si nënë e tre fëmijëve.
