Pas vdekjes së mbretëreshës, Meghan dhe Harry shihen duke kërcyer në koncert në Kaliforni
Princi Harry dhe Meghan Markle janë parë për herë të parë së bashku në publik, që pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth I. Dyshja kanë marrë pjesë në një koncert të Jack Johnson në Santa Barbara Bowl.

Në një foto të postuar nga bateristi Adam Topol, çifti ka pozuar përkrah anëtarëve të grupit në prapaskenë.

Ndonëse u shfaqën bashkë, Harry dhe Meghan mbërritën veçmas. Meghan arriti atje rreth orës 20:00 kurse Harry rreth një orë më vonë.


Fotot nga TMZ.