Brenda festës së ditëlindjes së 10-të të Kaias, ku mungoi babi Adonisi

Kaia, vajza e dytë e aktores Teuta Krasniqi, ka festuar dje ditëlindjen e saj të 10-të.

Për këtë ditë të veçantë, Teuta ka organizuar një festë me tematikë “Spider-Man”, ndërsa në Instagram ka ndarë disa nga momentet e festës, shoqëruar edhe me një dedikim emocional për të bijën.

Aktorja ka shkruar për dhjetë vitet me Kaian, duke e përshkruar atë si një vajzë të mençur, të guximshme dhe plot ëndrra, teksa i ka uruar që të rritet e rrethuar me dashuri dhe të mos ketë frikë të ndjekë rrugën e saj.

Por, në materialet e publikuara nga festa, një detaj bie në sy: Adonis Morina, babai i Kaias, nuk është parë në fotografitë e ndara publikisht. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai nuk ka qenë i pranishëm në festë, por të paktën deri tani nuk është shfaqur në asnjë prej pamjeve që Teuta ka zgjedhur të publikojë.

Pavarësisht ndryshimeve në jetën personale të prindërve të saj, dita e djeshme ishte e gjitha për Kaian, e cila hyri në dekadën e parë të jetës e rrethuar nga urime dhe momente festive.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi)

Share With:
Translate »
0 Views