I martuar dhe me fëmijë, futbollisti shokon fansat me deklaratën: Jam homoseksual

Ish-portieri legjendar i Real Madrid, Iker Casillas ka shokuar fansat e tij me deklaratën më të fundit.

Përmes një statusi në Twitter, futbollisti spanjoll deklaron publikisht se është gay

“Shpresoj të më respektoni: Unë jam gay.”- thuhet në statusin e Casillas.

Portier ka marrë menjëherë mbështetjen edhe të një legjende tjetër si Carles Puyol i cili thekson se ka ardhur koha që ylli u futbollit të tregojë historinë e jetës së tij.

Lajmi ka habitur jo pak fansat duke qenë se më herët Casillas ishte edhe i lidhur me gazetaren e famshme, Sara Carbonero, me të cilën u nda disa kohë më parë pa dhënë shpjegime mbi arsyen. Dhe statusi i tij vjen më shumë se një vit pasi ai u nda nga gruaja e tij.

Portieri dhe prezantuesja dhe modelja Sara Carbonero pranuan se dashuria e tyre kishte “marrë rrugë të ndara” në mars të vitit 2021, por thanë se do të qëndronin pranë për të vazhduar “punën e mrekullueshme” të rritjes së dy fëmijëve të tyre.

Iker Casillas family member - cricketnfootballcenter

Postimi i Casillas vjen gjithashtu vetëm disa ditë pasi ai mbylli me furi thashethemet që e lidhin atë në mënyrë romantike me Shakirën – e cila së fundmi u nda nga partneri i saj Gerard Pique.

Casillas dhe ish-gruaja e tij u puthën në transmetim gjatë një interviste pas ndeshjes pasi Spanja fitoi Kupën e Botës dhe kanë ndihmuar njëri-tjetrin përmes frikës së rëndë shëndetësore gjatë martesës së tyre pesëvjeçare.

Ish-reprezentuesi spanjoll Casillas, të cilit iu desh të linte futbollin pas një ataku në zemër, tha në një postim emocionues në Instagram në atë kohë: “Si Sara dhe unë ndihemi jashtëzakonisht krenarë për familjen që jemi dhe që kemi ndarë një dashuri që na ka mbushur me lumturi gjatë gjithë viteve që jemi bashkë. Sot dashuria jonë si çift merr rrugë të ndryshme, por jo të largëta, pasi ne do të vazhdojmë së bashku në detyrën e mrekullueshme për të vazhduar të jemi prindër të përkushtuar siç kemi qenë deri tani.”

Iker Casillas' wife leaves hospital after op to remove ovarian cancer  tumour just weeks after Real Madrid legend's heart attack | The Sun

Share With:
Translate »
148 Views