E rëndë në Britani, infermierja akuzohet se ka vrarë 7 foshnja duke u injektuar insulinë
Një infermiere 32-vjeçare është akuzuar për vrasjen e pesë djemve dhe dy vajzave dhe tentativën për vrasjen e 10 foshnjave të tjera në spitalin “Countess of Chester” në Britani.
Lucy Letby dyshohet se ka përdorur insulinë si mjet për të helmuar foshnjat dhe fëmijët.
Letby u arrestua për herë të parë me dyshimin për kryerjen e krimeve në vitin 2018, tha Policia e Cheshire në një deklaratë. Një vit më vonë ajo u arrestua përsëri “me dyshimin për vrasje në lidhje me vdekjen e 8 foshnjave dhe tentativën për vrasjen e 6 foshnjave”, si dhe “vrasjen në tentativë ë tre foshnjave të tjera”, shtoi policia. Gjyqi i 32-vjeçares, e cila mohon akuzat kundër saj, mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.
Pas hetimit të rritjes së papritur të vdekjeve dhe komplikimeve serioze mjekësore, Johnson tha se autoritetet spitalore zbuluan se prania e Letby ishte një “emërues i përbashkët”. Ai gjithashtu pretendoi se modeli vazhdoi kur 32-vjeçarja ndryshoi orarin e saj të punës.