Britney Spears risjell në kujtesë momentin kur e ëma e goditi: Nuk do ta harroj kurrë

Pas deklaratave të forta për kujdestarinë ligjore, Britney Spears ka ngritur sërish akuza mbi nënën e saj, Lynne Spears. Këtë herë, këngëtarja me famë botërore pretendon se ajo sulmoi fizikisht, për shkak se qëndroi jashtë shumë vonë, ndërsa ajo kujdesej për dy djemtë e këngëtares.

“Hera e parë që mora shuplakë ishte një natë kur Paris Hilton dhe Lindsay Lohan më lanë në shtëpinë time në plazh me foshnjat e mia. Nëna ime po kujdesej për Jayden dhe Preston. Unë festova deri në orën 4 të mëngjesit dhe nëna ime ishte e inatosur”, shkroi ajo në një postim që tashmë është fshirë.

“Hyra brenda, ajo më pa dhe më goditi aq fort sa nuk do ta harroj kurrë” shtoi këngëtarja me famë botërore. Ylli i muzikës theksoi se incidenti ndodhi pasi partneri i atëhershëm Kevin Federline, me të cilin ajo ndan djemtë Jayden James dhe Sean Preston, u largua nga ajo.

Share With:
Translate »
128 Views