‘Testimi i virgjërisë’, nga dita e sotme konsiderohet vepër penale në Kosovë

‘Testimi i virgjërisë’ do të cilësohet vepër penale me kodin e ri që votoi Qeveria e Kosovës sot. Kërkimi i këtij testi do të sanksionohet pasi shkel të drejtat themelore të njeriut.

“Po ashtu është paraparë si vepër e re penale Testimi i virgjërisë, kjo vepër e re sanksionohet sepse konsiderohet se ky është test mjekësor i panevojshëm përmes së cilit shkelen të drejtat themelore njeriut”, thuhet te masat ndëshkuese që ka publikuar këshilltari i Ministres Albulena Haxhiu, Flamur Pireva.

Share With:
Translate »
125 Views