Flet vëllai i Fiqiri Mjeshtrit: Kishim debate, të rinjtë shantazhonin

KLOS- Besnik Mjeshtri vëllai, i Fiqiri Mjeshtrit autorit të vrasjes së dyfishtë në Klos ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për Report Tv, gjithë se çfarë ka ndodhur deri në masakrën me tre të vrarë një ditë më parë. Besnik Mjeshtri u shpreh se ato donin që të sqaronin ngjarjen me dy prindërit e të miturve, ndërsa ndër të tjera rrëfen se ato e kishin bërë vajzën me fjalë duke e kërcënuar dhe duke i nxjerrë edhe foto nudo. Gjithçka që donin, rrëfeu Besnik Mjeshtri, ishte që të mbyllin bisedën me një miqësi ndërmjet tyre, ky dy të rinjtë të lidhin dashurinë mes tyre dhe ta merrnin 17-vjeçaren 17 vjeçe për nuse, kjo kërkesë nga ana e Fiqiriu, i cili është përballur më refuzimin e tyre.

‘‘Një natë para se të ndodhë ngjarja kanë marrë kontakt nga Fatbardhi dhe Fiqeriu me prindërit e atyre dy djemve. I ka takuar kanë folur bashkë dhe e kanë lënë përfundimisht, kanë bërë debate por nuk kam qenë prezent, kanë qenë vëllezërit e mi. Jam edhe i tronditur e kanë lënë që të nesërmen mëngjes të takohen dhe ti vënë kapak kësaj pune… sepse na keni bërë gocën me fjalë, na keni kërcënuar gocën, nga keni nxjerrë gocën nudo dhe kanë bërë veprime të turpshme. Kam takuar vëllezërit, kemi shkuar të pimë kafe në 2 raste fatkeqësisë, kemi dalë në këmbë te Bashkia e vjetër dhe jemi nis në qytetin e Klosit, dhe aty më del mua Shira, Lir Shira. Jemi kushërinj të largët. Më tha “kam një muhabet”, i dhashë dorën, dhe më tha kam lënë që të pimë një kafe, i kanë kërkuar ato vëllait tim të pimë një kafe, u takua me mua, dhe pastaj e lamë për të pirë kafe, Ferit Shira kishte ardhur meqë e kishim të dy kushëri, vjen dhe Feriti, Liri/ Feriti na tha do bëhet më e mira dhe ia lamë atij në dorë, i thashë se ne na keni turpëruar. Nuk kemi ditur gjë, por e kemi marrë vesh vonë, se kishte 3-4 muaj apo 1 vit, rrugëzgjidhje është që gocën ta marrë Liri për djalë. Që të bëjmë miqësi, kur u ngritëm nga lokali shkuam duke hëngër burg, dhe në moment më merr një numër të panjohur dhe më merr Feriti, u futëm në një lokal. Nuk kishte as njerëz asgjë, u ulëm në tavolina jashtë, erdhi Liri, djali, Kenado dhe vëllai im, u pata thënë vëllezërve mos hajdeni në tavolinë, se do do mundohem unë që ta rregulloj unë muhabetin’- u shpreh Besnik Mjeshtri.

Share With:
Translate »
166 Views