Vajza nga Klosi tregon lidhjen me dy djemtë: Kenado dhe Renato s’kishin fotot e mia nudo, por përhapën fjalë

Para pak ditësh, Fiqiri Mjeshtri në Klos, vrau, Kenado dhe Liri Shirën, plagosi Renato dhe Eglantin Hasulën dhe më pas vrau veten. Shkak u bë pasi djemtë Kenado dhe Renato, kishin bërë me turp vajzën e Fiqiriut duke e shantazhuar me foto nudo. Por vajza ka dëshmuar përsëri duke deklaruar se djemtë nuk kishin foto nudo të saj, por foto plazhi qe ajo kishte postuar në Instagram, ndërsa është shprehur se djemtë kishin përhapur fjalë për të në klase dhe gjithë Klosin.

E mitura ka rrëfyer para psikologes së shkollës dhe policisë, se dyshonte që dy të rinjtë, mund të kishin foto të saj në plazh, të cilat ajo i kishte publikuar vetë në Instagram, porn ë asnë moment nuk ka menduar se Kenado dhe Renato kishin fotografi të sajat, ku ishte e zhveshur. E mitura, pasi ka dhënë dëshminë në polici dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të saj është larguar nga zona e Klosit. Aktualisht hetimet, janë përqëndruar tek ekspertimi i aparateve celulare të tre adoleshentëve, pasi bisedat mes tyre rezultojnë të jenë fshirë. Gjithsesi, kjo dosje do të mbyllet pa autor, pasi përsoni që qëlloi me armë, Fiqiri Mjeshtri, babai i të miturës është vetëvrarë. Mbi askënd tjetër që ishte i pranishëm në masakër nuk rëndon asnjë akuzë.Vajza nga Klosi tregon lidhjen me dy djemtë: Kenado dhe Renato s’kishin fotot e mia nudo, por përhapën fjalë

Share With:
Translate »
193 Views