Fëmijët tuaj nuk janë të zotët? Shitini divanët! | Video
Një video në TikTok është bërë virale. Paolo Crepet, psikolog dhe sociolog italian ka mbajtur një fjalim në një shkollë. Në pak sekonda, këshilla kryesore për prindërit është: Shitini divanët!
Një turp i madh që fëmijët tuaj nuk po ia dalin. Të shkojnë në Amerikë, të bëhen balerinë apo të luajnë jazz në New Orleans, pak rëndësi ka. Vetëm të bëjnë diçka. Nuk mund t`i shikoj në divan. Shitini divanët. Bëni bamirësi me ta. Shitini divanët!
Vazhdon më tej duke thënë:
Vjen (fëmija) dhe thotë nëpër dhëmbë: Ku është divani, se duhet të shoh S.5:E47 të Netflix, që duhet të jetë seria i pestë, seria e 47 në Netflix. Do të pyesi: Ku është divani? Tek gjyshja, do t`i thuash. Tek gjyshja, se nga divani po na vinin problemit. Asaj i bën mirë, ty të bënte keq.
Kështu që shite divanin. Nuk ke kurajë? Po si jeni kaq kurajozë me çdo gjë, veçse me fëmijët tuaj?!