“Kemi kaluar netë të vështira” Don Phenom në një rrëfim ndryshe, i kërkon falje nënës
Reperi Don Phenom në një intervistë në “Jeto me Orën” tregoi rreth fillimeve të karrierës së tij, marrëdhënien me familjen dhe planet e reja muzikore.
Ai tregon është marrë historikisht më muzikë por kënga në shqip ka nisur si një eksperiment.
Don Phenom: Historikisht jam marrë me muzikë hip-hop, rrep, kam kënduar këngë anglisht. Pas një kohe shokë e vëllezër më thanë hajde provo një këngë shqip e provova dhe shpërthyen pa dashje. Në fillim thjesht ishte eksperiment por është ndjenjë shumë e mirë.
Projektet e tij kanë vijuar dhe madje kanë korrur sukses. Don Phenom tregon se tashmë po merret me këngët për albumin e ri.
Don Phenom: Kohët e fundit po merrem me albumin. Ditët e fundit kam realizuar 4 a 5 këngë. Tani kemi ca këngë single or do të kemi dhe bashkëpunime. Jemi duke u marrë me këngët e albumit për momentin.
Ai tregon se suporti nuk i ka munguar as nga fa,ilja sidomos nëna e tij.
Don Phenom: Ka pas kohë të vështira i kërkoj falje nënës dhe babës. Kur isha i vogël isha më rebel tani më i bindur më normal. I kërkoj falje nënës jo vetëm për mua. Duke qenë më i madhi besoj se isha influencë e keqe për vëllezërit. Nëna është nënë për të nuk ka djalë të keq. Gjithmonë ka qenë suportuese. Zakonisht ka suport.
Don Phenom ka dhe një djalë për të cilin thotë se “nuk ta merr mendja që mundesh me e dasht dikë kaq shumë’.
Don Phenom: Është ndryshim interesant se nuk ta merr mendja që mundesh me e dasht dikë kaq shumë. Thjesht është një ndjenjë shumë e mirë. Kur nuk jam në takime ose në punë zakonisht jam me djalin.