Humbi prindërit kur ishte 20-të vjeç. Gjeti forcë tek piktura
Ndodh të përballemi me momente të vështir në jetë që është vështirë ti kalojmë.
E tillë është dhe historia e Shaze Berishës e cila në moshën 20 vjeçare pësoi një humbje të madhe. Dy prindërit e saj ndërruan jetë.
Ky ishte një moment moment i vështirë për të por krejt rastësisht ndodhi që teksa përpiqej të qetësohej përmes shëtitjeve që bënte në bregdet ajo filloi të krijonte suvenier me guacka dhe më pas të pikturojë.
Shaze Berisha: Mbarova gjimnazin më erdhi jeta pak ndryshe, mora ca vendime të nxituara. U martova herët dhe nuk vijova studimet. U bëra nënë për herë të parë në moshën 18 vjeçare. Në moshën 20 vjeçare ngela shtatzënë me vajzën e dytë. Më humbën të dy prindërit, pësova një tronditje emocionale, u përpoqa ta kaloja. Erdhi në jetë vajza fatmirësisht e shëndetshme. Pasi vajza filloi të rritej fillova të merresha me veten. Dhimbja ishte e madhe, nisa shëtitjet nga deti dhe deti është gjithmonë frymëzues. Shihja guackat e bregut të detit mblidhja ndonjë guackë e çoja në shtëpi. Fillova të krijoj suvenjer me guacka.
“Një ditë po hapja arkivat e fëmijërisë, më tërhoqi vëmendjen vizatimi i 9 vjeçares dhe ai ka qenë motivi të nis pikturën. Po mendoja sikur të marr të bëj ndonjë gjë, mendova se nuk e kam aftësinë. Kisha një thirrje të brendshme. Kisha vajzën e madh në kopsht dhe kur shihja atë me laps më kujtohej vetja. Kisha një foto të mbesës dhe sytë më tërhiqnin shumë. Të parët që kanë parë portretin ishin familja, u habitën kur e panë.”