Adela Muçollari midis mëmësisë dhe baletit
Balerina dhe pedagogia Adela Muçollari në emisionin “Jeto me Orën” tregoi më shumë rreth pasionit të saj.
Adela tregon se nëna e saj ka qenë një mbështetje e madhe.
Adela Muçollari: Ka qenë një fëmijëri shumë e bukur. Jemi 3 fëmijë. Ne luanim me njëri tjetrin, gëzonim me njëri tjetrin. Krijonim dhe emisione në shtëpi, ka qenë një fëmijëri shumë e bukur. Mami kur më shikonte që kërceja në shtëpi ishte ëndërra e saj që ta vijoja baletin. Nëna ime ka qenë dhe është një mbështetëse e imja.
Fillesat e saj në fushën e baletit i kishte që në vegjëli. Për të momentet e vështira kanë qenë ata të cilat e kanë rritur më shumë profesionalisht.
Adela Muçollari: Fillova në shkollën e baletit në moshën 10 vjeçare. Ka qenë një rrugëtim i gjatë. Dëshira është më e madhe se vështirësia. Vitet e mia të para në Teatrin e Operas dhe baletit kanë qenë kulmuese aty fillova të rritem në përballjen e vështirësive. Aty kam menduar që punën time nuk mund ta hidhja poshtë për disa vështirësi të momentit. Sa herë shikoj veten mundohem se si mund të rregullohem për të qenë më mirë nesër. Momentet më të veçanta janë ato kur kërcej me Anxhelon(vëllain) por e shikoj veten në mënyrë shumë kritike.
Adela është dhe nëna e një djali por dëshira dhe pasioni e bën atë të vijoj të jetë e angazhuar jo vetëm në interpretim por dhe në tejçimin e pasioit tek brezi i ri.
Adela Muçollari: Është e vështirë, tani e ndjej vështirësinë pasi Lukasi kërkon kohë maksimale dhe unë jam një mama e fiksuar pas tij. Lodhjen e ndjej por ndikon pasioni. Dua të trashëgoj dijen dhe talentin tim te brezat e rinj. Në një farë balance arrij ti menaxhoj. Të rinjtë janë me shumë pasion e dëshira. Ka shumë talente. Shqipëria ka shumë talente dhe duhet investuar në anën e tyre.