Rrëfen kirurgu Aga: Sfida ime, të shpëtoja një të porsalindur!

Dritarja e Doktorit këtë javë ishte pranë mjekut kirurg ORL Alfred Aga për të folur rreth sfidave në ndërhyrjet kirurgjikale dhe problemet më të shpeshta të shëndetit që lidhen me laringun, hundën dhe veshët.

“Rastet sfiduese janë shumë, por ai që ka qenë më emocionali janë pacientët e vegjël, të sapolindur. Janë fëmijët e vegjël që lindin me hundët të bllokuara dhe kërkon një ndërhyrje të menjëhershme për të shpëtuar jetën, pasi nëse kjo ndërhyrje vonon nga lindja, atëherë pacienti i sapolindur nuk jeton më.

Prandaj të ndërhysh në mënyrë kirurgjikale në një fëmijë rreth 2 kg është tepër sfiduese. Janë disa ndërhyrje që duhen kryer në çast, nuk ka kohë për t’i trajtuar jashtë vendit. Ka raste kur operacionet zgjasin rreth 12 orë, kur ndërhyrjet janë sfiduese dhe sëmundjet të avancuara.”,u shpreh mjeku kirurg Aga

Share With:
Translate »
155 Views