I biri bën daljen e parë si transgjinore në tapetin e kuq: Njerëzit duartrokasin reagimin e aktores!

Pavarësisht të gjitha ndryshimeve që bota jonë ka bërë në dekadat e fundit rreth barazisë LGBTQ, të pranuarit haptazi seksualitetin tënd mund të jetë ende një përvojë super-emocionale dhe personale për shumë njerëz. Për prindërit, fëmijët e të cilëve janë transgjinorë, kjo mund të jetë një përvojë sfiduese që kërkon pjekuri të lartë emocionale. Aktorja dhe aktivistja Jamie Lee Curtis i ka të dyja këto cilësi!

E bija transgjinore bën daljen e parë në tapetin e kuq:

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Christopher Guest kanë  (tashmë) dy vajza të birësuara, Annie, 35 vjeç, dhe Ruby, e cila tani është 26 vjeç.

E bija transgjinore bën daljen e parë në tapetin e kuq:

Vajza e saj e vogël Ruby ka filluar ndryshimin në transgjinore në vitin 2020 dhe transformimi i saj është thuajse drejt fundit tani në vitin 2022.

E bija transgjinore bën daljen e parë në tapetin e kuq:

Kur Curtis mori vesh lajmin tha se “i është dukur si një gjuhë e re, që duhet ta mësonte”, dhe sigurisht, aktorja ka pranuar se do t’i mbështesë fëmijët e saj në çdo vendim që marrin.

Dalja në tapetin e kuq për premierën e “Halloween Ends” në Los Angeles, e aktores dhe fëmijëve të saj, ka marrë jo pak vëmendje së fundmi.

*Halloween Ends është filmi më i ri i Jamie Lee Curtis, publikuar më 14 tetor 2022.

Jamie Lee thotë se ndihet krenare. Ajo e çmon tranzicionin e vajzës së saj dhe thotë:

“Unë pashë me habi dhe krenari teksa djali ynë u bë vajza jonë Ruby”.

E bija transgjinore bën daljen e parë në tapetin e kuq:

Këtë vit Ruby Guest bëri debutimin e saj në tapetin e kuq pasi u shfaq si transgjinore. Në Instagramin e saj, Jamie Lee shkroi diçka të shkurtër, por emocionuese:

“Familja ime. Ndihem mamaja më krenare. Mbështetja ime më e madhe.”

Share With:
Translate »
137 Views