Të kthesh dhimbjen në forcë! Rrëfimi i babait dhe motrës së Jonës, vajzës me spektër autik
Një familje që dhimbjen e ktheu në forcë. Një histori që shërben si këmbanë alarmi për të tjerë.
Bëhet fjalë për familjen e Jonës, një vajzë me autizëm por që krahë saj janë një familje e mrekullushme që ja zbukuron çdo ditë të sajën.
Babai i Jonës Çlirim Zajmi dhe motra e saj Olta Zajmi në “Jeto me Orën” tregun se si vendosën që përditshmë e tyre ta ndanin me të gjithë shqiptarët si dhe këdo që ka akses në rrjetet sociale.
Gjithçka ndodhi para 3 vitesh.
Olta Zajmi: Para 3 vitesh vendosëm të hapim një Instgram. Babai pëlqente më shumë. Menduam se do të ishte më e vështirë.
Sipas Çlirimit, babait të Jonës me ndarjen e pjesëve të ndryshme nga përditshmëria e tyre ka ndryshuar shumë jeta.
Çlirim Zajmi: Po të mos ishte Jona nuk do të ishim këtu. Tregojnë jetën e përditshme të shqiptarëve . Kemi pas shumë mbështetje nga shoqëria nga shqiptarët thjesht për sinqeritetin tonë. Ka ndryshuar shumë jeta për ne por dhe për prindër të njëjtë si ne, ka prindër që marrim mesazhe prej tyre. Unë nuk e kuptoj pse më thonë hero.
Mesazhet q kjo familje do të përcjell janë të mëdha dhe kuptimplota.
Olta Zajmi: Ne duam t’ju tregojmë të tjerëve që fëmijët që i kanë me autizëm të mos i mbajnë brenda. Ndoshta nuk kanë komunikim verbal por duhet ti nxjerrin të shijojnë natyre, të mos mbyllen.
Çlirim Zajmi: Kemi pasur një dyqan dhe e kam mbajtur gjithë kohës në market dhe kur qante e bërtiste. Ne bëjmë me Jonën atë që kemi bërë që kur ka lindur. Nga një fëmijë me autzëm që mund të mos e njihte askush tani e njohin gjithë shqiptarët. Qëllimi është për Jonën. Gjithë familja është në shërbim të Jonës. Tani është mirë.