“E donte jetën, ishte gati të jetonte në karrige vetëm të shihte fëmijët të rriteshin”, miket e Dorina Kukës përloten në studio

Në emisionin “Jeto me Orën” Klodeta Dibra  dhe Elda Luli ndanë momente që kanë kaluar me miken e tyre Dorina Kuka e cila humbi betejën me kancerin.

Ata ndanë dhe një video të zhvilluar në dhjetor të vitit 2020 kohë në të cilën ajo fitoi triumfin e parë me kancerin.

Por pavarësisht dëshirës së madhe për jetën në fund ajo nuk ja doli.

Elda tregon se sa shumë e donte jetën Dorina.

“Ky moment ka qenë kur Dorina e fitoi tumorin e parë dhe e sfidoi dhe e mundi. E ndjente që e kishte mundur. Ka qenë në ndërrimin e viteve. E donte pafund jetën. Kur unë i thoja që ti je shkëlqim i ditës dhe i vitit ajo thoshte “shkëlqim janë të gjithë njerëzit e dashur, shkëlqim janë të gjithë njerëzit e mirë”, tha Elda Luli.

“I jepte forcë mamit të vet. Mos u mërzit. Do të bëhem mirë.  E donte fort jetën. Ishte gati të rrinte në karrige vetëm të shihte fëmijët që të rriteshin.”, thotë mikja e saj.

Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Ali Demi” dhe anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorina Kuka ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin më 29 shtator 2022.

35 vjeçarja nënë e dy fëmijëve nuk arriti t’ia dilte duke lënë pas fëmijët bashkëshortin por dhe shumë njerëz të afërm e miq të saj. Por duke lënë pas dhe mirësi e dashuri e mbi të gjitha një amanet që mikeshat e saj e kanë vënë në vend.

Share With:
Translate »
141 Views