“Mbushnim kurrizin me gurë, e hidh në përrua”, nëna e 6 fëmijëve tregon për rininë e saj

“Histori shqiptare” në Tv Klan, realizoi një udhëtim nëpër disa fshatra të Zagorisë duke treguar për vletrat e veçanta, arkitekturore dhe kulturore të tyre dhe  dujke vizituar banorë të ndryshëm të cilët kanë vendosur të mos largohen nga këto zona të cilat janë të izoluara e thuajse të braktisura. Një nga këto banore është edhe Vergo Nika 82 vjeçe, ajo është nënë e 6 fëmijëve e cila edhe pse ka 6 fëmijë jeton vetëm në të gjitha stinët e vitit, kjo sepse ajo nuk largohet dot nga fshati.

Alma Çupi: Ti jeton vetëm këtu?

Vergo Nika: Vetëm, dimër behar. As çan kokën…

Alma Çupi: As nuk çan kokën djali ë? Po pse nuk shkon në Tiranë?

Vergo Nika Jo, jo, s’dua.

Alma Çupi: Pse do të jetosh këtu? Pse nuk shkon të jetosh në  Greqi, në Tiranë?

Vergo Nika: Ja nxora mallin, kam jetuar 12-13 vjet në Greqi. Nuk doja, qaja tërë ditën. Djali më thoshte pse qan. Doktori u tha lëreni të qaj.

Alma Çupi: Domethënë nuk rri dot pa fshatin?

Vergo Nika: E dua shumë.

Përveç dashurisë së madhe për  natyrën e vendit të saj, atë e mbajnë të lidhur në fshat edhe kujtimet, ajo tregon për periudhën më të bukur të jetës së saj, e cila ndonëse për shumë mund të konsiderohet e lodhshme dhe e vështirë ajo që Vergo tregon për të rinia është një nga kohët më të bukura  të jetuara në fshat.

Alma Çupi: Kur ka qenë periudha më e bukur e fshatit?

Vergo Nika: Kur ishim rini. Luftonim, luftonim. Kam vajtur në punë në kooperativë që 14 vjeçe dhe mëmat tona na ngarkonin me gurë. Të mos lodheshin mamatë, se ne “flutur”, iknim. Mbushnim kurrizin me gurë, e hidh në përrua.

 

Share With:
Translate »
83 Views