Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të katërt, bekohet sërish me një vajzë

Këngëtarja e njohur, Jamelia, është bërë nënë për herë të katërt. 41-vjeçarja ka sjellë në jetë një tjetër vajzë, pas dy vajzave, Teja, 21-vjeçe dhe Tiani, 17-vjeçe, nga lidhjet e mëparshme dhe True, 4-vjeçe me bashkëshortin e saj, me të cilin u martua në vitin 2017.

Ajo e quajti të pasurit e katër vajzave si ‘dhuratat më të mira’, pavarësisht se lindja nuk ishte aspak e lehtë. Këngëtarja tha për revistën Hello! se kishte nevojë për një operacion urgjent cezarian në javën e 36-të.

“Ishte kaq e frikshme. Ndjeva sikur isha në lindje për një muaj, por objektivi kryesor ishte ta mbaja fëmijën sa më gjatë. M’u desh vetëm ta mbaja”, u shpreh ndër të tjera Jamelia.

Share With:
Translate »
150 Views