Kush është e bija e nënës së dhunuar në azil dhe çfarë tha ajo pasi mësoi ngjarjen

E bija e nënës së dhunuar në Azil flet publikisht, se si ndihet pas videos. Nga ana tjetër kritikat nuk kanë munguar edhe drejt saj për faktin që kishte zgjedhur që nënën ta çonte në një shtëpi të moshuarish.

Zhaneta Nura u shfaq në një makinë menjëherë pas publikimit të videos duke e marrë nënën në shtëpi.

Ajo ka folur për RTV Dukagjinin dhe thotë: Jam e tronditur. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. Situata në të cilën gjendemi unë dhe familja është e pashpjegueshme. Unë e vizitoj një herë ose dy here në javë. Kur ka dalë xhirimi, kam qenë në orar të punës. Jemi nisur për Pejë. Nënën e kam tërheqë menjëherë prej aty. Shpresoj që drejtësia ta vendos këtë çështje. I lutem institucioneve përgjegjëse që të merren seriozisht. Të ndodh diçka e tillë, në një vend ku paguajmë 600 euro për një muaj, ky është fundi i botës.

Aktualisht e moshuara ndodhet në shtëpinë e të bijës. Dhëndri i saj ka folur gjithashtu për mediat duke thënë se e moshuara vuante nga Alzheimer dhe e kishin çuar në azil për një kujdes më të mirë.

Historia tronditëse e azilit në Pejë ka tronditur opinionin. Dy infermieret janë arrestuar. Aktorja që bëri hapin për të publikuar videon online ka dalë sot gjjthashtu duke thënë se ka marrë kërcënime për publikimin.

Share With:
Translate »
140 Views