Amber Heard heq dorë nga aktrimi: Do fokusohem te vajza

Për ata që mendonin se Amber Heard do të kthehej në Hollywood së shpejti, e kanë gabim sepse ajo do të qëndrojë larg aktrimit për disa vite. Sipas një burimi të People, aktorja ka vendosur të qëndrojë në Evropë teksa do përqëndrohet në rritjen e vajzës së saj 18 muajshe, Oonagh.

Sipas burimit aktorja do mundojë edhe gjatë turneut të “Aquaman” në 2023. Tani për tani dhe as së shpejti nuk do të dëgjojmë nga Heard në asnjë film. Pas gjyqit kundër Johnny Depp, Amber Heard erdhi në Evropë dhe ka mbetur këtu që atëherë. Një burim i afërt i aktores tha për People: “Gjyqi ishte rraskapitës për të. Asaj i mungonte vajza e saj e vogël. I ka kaluar muajt e fundit në Evropë dhe i pëlqen sepse është në gjendje të jetë thjesht një mami. Amber është e përqendruar në rritjen e vajzës së saj. Ajo kalon çdo ditë me vajzën, shëtisin, vizitojnë parqet dhe shijojnë kohë si familje. Amber është një nënë e shkëlqyer.”

Amber Heard njoftoi se mirëpriti vajzën Oonagh Paige përmes një nëne surrogate në korrik 2021, duke deklaruar se ajo është edhe “mamaja edhe babi”. Ajo kurrë nuk e ka zbuluar identitetin e babait të fëmijës apo donatorit të spermës.

Share With:
Translate »
110 Views