“Kështu biri im e takova babanë tënd”, Einxhel kujton ditën e parë të njohjes me Dagz
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër ciftet më të dashur për publikun. Ata pritet që shumë shpejt të bëhen prindër të një djali.
Ndërkohë, së fundmi, moderatorja ka kujtuar takimin e saj të parë me Dagz. Ajo ka ndarë në Instastory momentin kur Dagz dhe PM iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother VIP” një vit më parë.
“Një vit nga takimi ynë i parë, dita kur jeta jonë ndryshoi.. dhe kështu biri im e takova babanë tënd”, ka shkruar ajo përmbi video.
Kujtojmë që Einxhel tregoi pak ditë më parë se çifti ka në plan të bëjë një dasmë madhështore.
“Jo dasëm…por super dasmë do të ketë”, shkroi ajo./