Ndryshimet hormonale në shtatzëni shkaktojnë akne tek foshnja
Edhe foshnjet e porsalindura janë ato të cilat përballen me akne gjatë javëve të parë pas lindjes.
Këto aknet mund të shkaktohen nga nëna, pasi hormonet e nënës gjatë shtatzënisë qarkullojnë përmes sistemit të gjakut shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.
Këto hormone mund të stimulojnë gjëndrat e vajit në lëkurën e bebit, duke rezultuar që të shfaqen aknet.
Nga 20 deri në 40 përqind e foshnjeve të porsalindura përjetojnë akne.
Pavarësisht nëse ju referohemi si akne neonatale, ato janë të zakonshme dhe nuk kërkojnë trajtim mjekësor. Pas 6-javësh ka gjasa që këto akne të fillojnë të largohen.
Në rast se, aknet vazhdojnë të jenë prezente tek foshnja juaj, kërkoni konsultimin me mjekun tuaj.